Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sipas Komisionit Evropian Bullgaria ka avancuar, por nuk ka vendim për heqjen e mekanizmit

Снимка: arkiv

Komisioni Evropian miratoi raportin më të ri mbi mekanizmin e bashkëpunimit dhe kontrollimit të Bullgarisë në plotësimin e angazhimeve në reformën gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni konsideron se avancimi i Bullgarisë në kuadrin e mekanizmit i përgjigjet plotësimit të angazhimeve të vendit të marra përsipër në momentin e aderimit në BE në vitin 2007. Bullgaria duhet të vazhdojë të punojë për shndërrimin e angazhimeve në  legjislacion konkret. Ajo duhet të mbikëqyrë plotësimin e reformave nëpërmjet një këshilli i cili do të punojë pas përfundimit të kontrollimit të Komisionit Evropian. Para se të miratojë vendimin definitiv për heqjen e mekanizmit për Bullgarinë Komisioni Evropian do të dëgjojë qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe të Parlamentit Evropian.
Për Rumaninë u vendos që monitorimi të vazhdojë.




Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени