Ministria  e Punëve të Jashtme bëri të ditur se në kuadrin e kompetencave të veta i  ndihmon maksimalisht autoritetet britanike për sqarimin e incidentit tragjik në  qytetit Grays, Essex, ku në një kampion u zbuluan 39 veta të vdekur. Karakteri  transkufitar i krimit kërkon bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të  nivelit global dhe regjional dhe është një kusht i detyrueshëm për sigurimin e  përpjekjeve të koordinuara dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të  dinjitetit të më të prekshmëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë.