“Hekurudhat bullgare” nënshkruan kontratë për rinovim dhe mirëmbajtje të vagonëve vetëlëvizës elektrikë dhe me naftë “Siemens” me kontraktuesin e zgjedhur ALSTOM transport SA. Vlera e kontratës është afro 70 mln. euro, kurse afati i saj – 5 vjet. Pas rinovimit të 46 vagonëve vetëlëvizës të cilët janë pronë e kompanisë “Hekurudhat Bullgare” pritet se ata do të përdoren pa probleme në dhjetë vitet e ardhshme.