Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria merr pjesë në “Javën e Gjelbër” në Berlin

Ekspozita "Java e Gjelbër" në Berlin
Снимка: berlin.de

Për herë të 31-të Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare për produkte bujqësore dhe për ushqime “Java e Gjelbër 2020” në Berlin. Ky është edicioni i 85-të i ekspozitës.

Ministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Desisllava Taneva ishte e pranishme gjatë hapjes së sektorit bullgar. 19 prodhues nga vendi ynë në sipërfaqe 143 metra katrore ofrojnë degustime të verërave, produkte biologjike, vajra eterike, vaj arre, mjaltë të llojeve të ndryshme dhe produkte të bletarisë, mish dhe bulmetra, ëmbëlsira, lëngje dhe brumra. Ka dhe një kënd të posaçëm turistik.

Qëllimi i pjesëmarrjes së prodhuesve bullgarë është reklama dhe popullarizimi i kuzhinës bullgare, si dhe mundësive për turizëm dhe pushim.  Vitin e kaluar ekspozita ishte vizituar nga 400 mijë veta.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени