Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Drejtori i ri i BNR-së Andon Balltakov: “Besoj në të mirën e njeriut”

Radio Bullgaria është dritarja e Bullgarisë drejt botës dhe e botës drejt Bullgarisë, thotë drejtori i ri i BNR-së

Автор:
Снимка: Ani Petrova

Pas një sërë tronditjesh për shkak të krizës në menaxhimin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për drejtor të përgjithshëm të medias u zgjodh Andon Balltakov. Hapat e parë në karrierën gazetareske ai i ka bërë pikërisht në Radio Bullgarinë, ndërsa puna e tij me emrat më të shquar në historinë e BNR-së e ka përcaktuar drejtimin e zhvillimit të tij profesional. Pas një specializimi në BBC Andon Balltakov filloi punë në Associated Press në Nju Jork, ndërsa më vonë edhe në CNN Digital, ku arriti deri tek pozita menaxheri.

Realizimi im në SHBA më dha shumë – në plan profesional dhe personal. Si njeri dhe profesionist mendoj se ka një moment, kur fillon të mendosh nëse mund të japësh diçka në drejtimin e kundërt. Meqenëse Radioja kaloi përmes disa krizave, bëra një analizë para se të shkruaj konceptin për zhvillimin e medias dhe arrita në përfundimin se shumë prej këtyre krizave janë shkaktuar nga mënyra e menaxhimit të organizatës. Mendoj se për këto 20 vjet kam arritur të grumbulloj jo vetëm dituri teorike për menaxhimin modern të një strukture komplekse, siç është Radioja Kombëtare Bullgare. Në të njëjtën kohë jam në dijeni të specifikës së gazetarisë moderne digjitale dhe njerëzit, të cilët krijojnë radio-programe, mund të përfitojnë nga këto dituri dhe mënyra ime e menaxhimit.”

Dashuria ndaj Radios dhe sfida për ta zhvilluar median publike kështu qe ajo të zërë vendet e para në hapësirën digjitale e bënë Andon Balltakovin për t’u kthyer në Bullgari duke braktisur jetën e rregulluar dhe karrierën e tij të suksesshme në SHBA. Për të gjëja më e rëndësishme janë njerëzit dhe jo funksionet drejtuese, ose sistemet e menaxhimit, të cilat i ka në çdo një organizatë. Që të kuptojë se çfarë është ndjenja dhe mënyra e të menduarit të njerëzve Andon Balltakov zhvillon takime me të gjithë punonjësit në sistemin e BNR-së.

Nga njëra anë ndiej shpresën, por nga ana tjetër është frika – thotë Balltakov. Nuk mund të kuptoj se pse njerëzit janë trembur kaq shumë. Frika i ka bërë që të mos mendojnë në mënyrë krijuese dhe kjo ka efekt negativ mbi punën e tyre. Desha që në ndonjë mënyrë ta përqendrojë ndryshimin pikërisht në këtë ndjenjë të brendshme të çdo njeriu, që të mund të realizojë plotëvlefshëm aftësitë e tij dhe kjo t’i sjellë kënaqësi. Ky është një prej faktorëve kryesorë për zhvillimin e suksesshëm.

Në organizatat krijuese ku kam punuar në SHBA njerëzit shkojnë në punë me dashuri, sepse mund të zhvillohen. Unë shkoj në punë çdo ditë me këtë ndjenjë dhe desha që edhe nëpunësit të ndihen në këtë mënyrë. Ata do ta kenë përkrahjen time të plotë, në qoftë se janë kaq të sinqertë siç jam unë në qëllimin tim për të kontribuuar për zhvillimin e ardhshëm të BNR-së.”

Sipas drejtorit të ri të BNR-së Radio Bullgaria është “dritarja e Bullgarisë drejt botës dhe e botës drejt Bullgarisë”. “Me këtë kornizë filozofike do të punoj me kolegët në Radio Bullgarinë” – nënvizoi ai. Sa i përket pranisë së programit tonë në hapësirën digjitale në formën e audios, Balltakov është kategorik se kjo duhet të realizohet. Me ndihmën e njerëzve ai mendon se duhet të krijohet një koncept bashkëkohor, me ndihmën e të cilit programet për jashtë shtetit të bëhen sa më moderne.

Si një njeri, i cili ka jetuar shumë vjet përtej kufirit, Andon Balltakov ka përshtypjen se të huajit interesohen për kulturën dhe sigurinë, pavarësisht nëse janë në vend me qëndrim të përkohshëm ose janë thjeshtë turistë. E njëjta gjë u përket edhe neve, bullgarët.

“Gjëja e parë për të cilën interesohemi është nëse shteti është stabil. Pas kësaj interesohemi nëse njerëzit janë të buzëqeshur dhe dashamirës, si jetojnë. Në udhërrëfyesit për turistët ka informacion të shumëllojshëm se ku duhet të shkojnë. Mirëpo kjo që i intereson vizituesit e një shteti është se ku shkojnë vendasit, si dëfrehen, çfarë i bën të lumtur. Duhet të tregojmë se si jetojmë dha sa mikpritës jemi. Amerika është krejt e ndryshme. Nuk mund ta krahasojë Bullgarinë me SHBA-në. Edhe të dyja shtetet i kanë pluset dhe minuset e veta. Kam udhëtuar dhe kam punuar edhe në shtete të tjera dhe gjithmonë kam dashur të shoh të bukurën, sepse çdo një vend ka me se të më pasurojë edhe si njeri, edhe si profesionist. Po, ka gjëra, të cilat nuk na pëlqejnë, por duhet të zbulojmë edhe gjërat pozitive. Kjo u përket edhe njerëzve – çdonjëri brenda vetvetes është i mirë!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна