Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

110 vjet marrëdhënie diplomatike Bullgari-Spanjë

Снимка: Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Bullgari

Marrëdhëniet diplomatike zyrtare midis Bullgarisë dhe Spanjës - partnere të sotme në Bashkimin Evropian dhe në NATO, janë të vendosura më 8 maj të vitit 1910. Vështrimi historik tregon se kontaktet e para midis Sofjes dhe Madridit janë vendosur më shumë se 30 vjet pas Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878. Cila gjë e ka imponuar këtë vonesë?

Gjatë vitit 1878 Bullgaria bëhet një shtet politikisht i lirë, por vetëm deri diku. Në një kongres të zhvilluar në Berlin katër muaj pas Çlirimit Fuqitë e Mëdha evropiane vendosin se statusi i shtetit të ri do të jetë i një vasali të sulltanëve turq, dhe i imponojnë disa kufizime në fushën e politikës së jashtme - për shembull, nuk i lejohet të lidhë marrëveshje me vende të tjera. Ky është dhe shkaku që shumë shtete gjatë asaj kohe të mos të nxitojnë të vendosin marrëdhënie diplomatike me Sofjen. Prandaj dhe përfaqësuesit e tyre në kryeqytetin bullgar titullohen “agjentë diplomatikë” ose “konsuj të përgjithshëm”, dhe jo ministra fuqiplotë ose ambasadorë. E njëjta gjë u përket edhe diplomatëve bullgarë në shtete të tjera.

Gjatë vitit 1908 Spanja ka vetëm një konsull nderi në Sofje. Ai është një qytetar francez, i martuar me spanjolle, aksionar në një fabrikë për prodhim shkrepësesh. E vëmë aksentin mbi vitin 1908, sepse atëherë është shpallur pavarësia e Principatës së Bullgarisë, që bëhet mbretëri, kurse sundimtari i saj princi Ferdinand - mbret.  Ky akt e hap gjerësisht derën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me një sërë shtetesh.

Ferdinand I

Spanja e bën këtë gjatë vitit 1909, pasi diplomacia këmbëngulëse bullgare ve çështjen përpara Madridit përmes agjentit të vet diplomatik në Vjenë. Më 12 maj në të njëjtin vit, 8 muaj pas shpalljes së pavarësisë bullgare, ministri i punëve të jashtme i Spanjës Manuel Allendesalazar i dërgon telegram kontit Zorata, drejtuesi i ambasadës spanjolle në Vjenë, ku janë bërë dhe veprimet bullgare për njohje dhe e urdhëron: “Përgjigjuni agjentit diplomatik bullgar se qeveria e Madhërisë së Tij gëzon të njohë gjendjen e re politike të Bullgarisë, dhe t’i drejtoni urime të ngrohta e të sinqerta për lumturi dhe mirëqenie, duke i dërguar urime respektuese sundimtarit të ri!” Më datë 13 gjatë të njëjtit muaj kreu i misionit diplomatik spanjoll në Vjenë ia dorëzon notën agjentit bullgar.

Manuel Allendesalazar

Kështu, 18 muaj pas shpalljes së pavarësisë bullgare, më 8 maj 1910 Madridi dhe Sofja vendosin marrëdhënie diplomatike. Gjatë vitit 1911, ministri i parë fuqiplotë, i dërguar nga Spanja në Bullgari – Manuel Multedo, i prezanton letrat e tij akreditivë përpara mbretit Ferdinand. Por, Madridi duhet të presë disa vjet - deri në vitin 1923, që të mund të mirëpresë udhëheqësin e parë bullgar të nivelit të lartë të legatës sonë të akredituar në Spanjë.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike nga 8 maji i vitit 1910 u jep shtytje lidhjeve në të gjitha fushat, pavarësisht të mos të çojnë deri në atë nivel të lartë të kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore, dëshmitarë të të cilëve bëhemi pas ndryshimeve demokratike në Bullgari nga viti 1989.

Sot, sipas statistikës zyrtare, në Spanjë jetojnë dhe punojnë mbi 125 mijë bullgarë, por të dhënat jozyrtare flasin për afro 250 mijë bashkatdhetarë tanë aty. Një farë ambasadorësh të kulturës bullgare në mbretëri janë dhe 44 shkollat e regjistruara bullgare të së dielës, mbi 50 janë asociacionet bullgare dhe të përziera, 3 janë bashkitë ortodokse bullgare me qendra qytetet Denia (rajoni Valencia), Segovia (rajoni Kastilia dhe Leon) dhe Barcelona (rajoni Katalonia).

Kontaktet e mira diplomatike dhe njerëzore pasqyrohen dhe mbi treguesit tregtarë dhe ekonomikë. Qarkullimi i mallrave gjatë vitit 2018 del në mbi 1,8 miliardë euro, kurse investimet spanjolle në Bullgari  arrijnë 22,2 milionë euro. Spanja është dhe një destinacion shumë tërheqës për turistët bullgarë – mbi 148 mijë janë bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë udhëtuar deri aty me qëllim turizëm. Në të njëjtën kohë, mbi 77 mijë spanjollë kanë vizituar kuriozitetet turistike në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Manuel Compañy, arkiv, Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Bullgari

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени