Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria do që rajoni i Bollgradit të mbetet bullgar

Ministrja Ekaterina Zaharieva
Снимка: BGNES

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologun e saj ukrainas Dmitro Kuleba për planet e Kievit për reforme territoriale administrative të rajonit të Bollgradit.

Në telefon Zaharieva kërkoi që Ukraina të rimendojë pozitën e vet dhe të marrë parasysh mendimin e 200 000 bullgarëve etnikë në krahinë, të cilët nuk janë dakord me ndryshimin.

Minoriteti bullgar në Ukrainë është një urë e natyrshme e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen, bëri thirrje Zaharieva. Ajo e ftoi Kuleban për ta vizituar Bullgarinë. Të dy biseduan edhe për udhëtimet e turistëve ukrainas deri në Bullgari.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени