Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Euroaciv: Projekti i centralit atomik “Belene” nuk ka licencë

| обновено на 24.06.20 в 19:25
Снимка: BGNES

Projekti i centralit atomik “Belene” nuk ka licencë evropiane. Këtë e ka shënuar Komisioni Evropian në përgjigje të një pyetjeje të sajtit Euractiv, disa ditë pasi u bë e qartë se tri prej pesë kompanive që do të marrin pjesë në procedurën e zgjedhjes së investitorëve strategjikë për projektin – korporata shtetërore ruse “Rosatom”, Framatome SAS (Franca) dhe Ge Steam Power bashkohen.

Sipas letrës cituar nga Euroactiv, nga KE-ja kanë shënuar se projekti i rinovuar gjatë qershorit 2018 për centralin e dytë atomik në Bullgari “Belene” duhet të jetë objekt i një licencimi krejtësisht të ri, sepse licenca e marrë në vitin 2007 nuk është aktuale.

“Sheshi i centralit atomik “Belene” është miratuar që prej kohe dhe nuk ka nevojë për licencë të re. Nuk ka probleme në lidhje me zbatimin e konkursit”. Këtë e ka shënuar në përgjigje të publikimit të Euroactiv kryetari i Agjencisë për Rregullimin Bërthamor Llëçezar Kostov, cituar nga agjencia BGNES.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна