Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Le të kujtojmë...

Pomorie – turizëm kulturor dhe mjekësor në bregun e Detit të Zi

Снимка: pomorie.bg

E themeluar gjatë shekullit të V para Krishtit qyteza Pomorie tërheq me kuriozitetet e saj të shumta – krahina historike, rezervat natyror, lloje të rralla të florës dhe faunës.

Pomorie ndodhet në një gadishull shkëmbor, 3.5 km në brendësinë e Detit të Zi, afër Burgasit dhe Nesebërit. Një istëm shumë i ngushtë e lidh me Luginën e Burgasit. Nga tri ana (jugu, lindja dhe verilindja) qyteti është rrethuar nga deti, ndërsa Liqeni i Pomories është në veri. Ai nga ana e vet është në rrugën Via Pontica dhe në territorin e tij jetojnë mbi 250 lloje shpendësh. Liqeni i Pomories është një burim gjithashtu i baltës së zezë mjekësore, ku ka elemente shumë të dobishme kimike për organizmin e njeriut.

Afër Pomories ndodhen kriporet e famshme, ndërsa prodhimi i “floririt të bardhë”, siç në lashtësinë e kanë quajtur kripën e detit, është shkaku për krijimin e vendbanimit të parë në këto troje – Anhialo.

Simbolet e qytetit të sotëm - balta e zezë dhe kripa e bardhë, këndet romantike në bregdet, kurimi balnear dhe prodhimi i një prej kantinave më të mëdha të verës në Gadishullin Ballkanik e bëjnë Pomorien një vend tërheqës për pushime. Mësoni më shumë për mundësitë për turizëm në qytezë në artikullin tonë “Pomorie – thesar i floririt të zi dhe të bardhë”.



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени