Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev: Ka një variant për dorëheqje në fund të shtatorit

Снимка: BGNES

Sot kemi takim të këshillit të koalicionit. Jemi zgjedhur në mënyrë demokratike. Shoqëria është e ndarë, ai i cili është në pushtet mund të bëjë një hap prapa, tha para Televizionit Nova Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Për ne nuk ka variant të lehtë. Në qoftë se japim dorëheqje do të dëshpërojmë njerëzit, të cilët kanë votuar për ne. Nga ana tjetër ka ndarje. Unë nuk do të pranoj ta zëvendësoj Kryeministrin në qoftë se ai jep dorëheqje, sqaroi Donçev.

Ka dhe një variant për dorëheqje në fund të shtatorit. Kështu Parlamenti do të mund të miratojë ligje, të cilat do ta lejojnë qeverinë teknike për të kaluar dimrin. Çfarë do të ndodhë – do të shohim gjatë disa ditëve në vijim.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна