Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Balloja” në Bërdarski Geran tregon traditat e bullgarëve banatë

Снимка: bardarskigeran.eu

Fshati bullgar Bërdarski Geran në Bullgarinë Veriperëndimore është i njohur si kryeqyteti i bullgarëve banatë. Kjo bashkësi e vogël katolike dallohet me jetesën e vet dhe me traditat, të cilat i ruan me rigorozitet brez pas brezi. Festat më të shumëpritura në fshat janë karnavali  “Fërshangi” në fund të dimrit dhe balloja verore. Sivjet “Balloja” do të zhvillohet më 29 gusht me pjesëmarrjen e bullgarëve banatë nga vendi dhe nga jashtë.

Për ngjarjen në Bërdarski Geran priten dhe qindra miq, të cilët kanë dëshirë  të afrohen deri tek trashëgimia e pasur kulturore të bashkësisë së vogël katolike. Kulmi i festës do të jetë në darkën e ditës së shtunë, kur në mejdan do të mblidhen që të gjithë pjesëmarrësit, të veshur në veshjet popullore karakteristike banatëse.Do të ketë këngë dhe vallëzime banatëse , do të jetë e pranishme dhe gjendja e shkëlqyer shpirtërore.


“Balloja” organizohet çdo vit në fund të muajit gusht. Ngjarja mbledh në vetvete të gjithë entuziazmin dhe pasionin për të jetuar të njerëzve, të cilët e krijojnë. Duke veshur veshjet popullore për disa orë, përfaqësuesit e bashkësisë banate tek ne, ndajnë bukurinë e folklorit të tyre si dhe vlerat, të trashëguara nga paraardhësit e vet.

Foto: bardarskigeran.eu
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени