Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryeministri bullgar i bëri thirrje BE-së për më shumë solidaritet në krizën me Covid-19

Снимка: BTA

U bë e qartë se nuk jemi gati për pandeminë. Muaji mars garuam se cili shtet më parë do të mbyllë kufijtë, tha kryeministri Bojko Borisov në diskutimin e tij para Forumit Strategjik në qytetin slloven Bled. Në kontekstin e valës së dytë të pritur të pandemisë shtetet anëtare nuk disponojnë një protokoll unik mjekësor për veprim. Nuk kemi edhe vaksinë, shtoi Borisovi. Sfidat para nesh kërkojnë që të jemi më të bashkuar se sa kurdoherë tjetër, tha Borisovi.

Si prioritete të përgjithshme evropiane kryeministri bullgar tregoi fqinjësinë e mirë në Evropën Juglindore dhe bashkëpunimin më të afërt me Britaninë e Madhe pas Brexit me qëllim të mbrohen interesat e shtetasve evropianë, transmetoi BTA.


БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени