Anëtarët e Partisë Socialiste Bullgare më 12 shtator zgjedhin kryetar të ri të partisë. Për herë të parë në historinë e partisë lideri zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë. Kandidatët janë katër – liderja e deritanishme Kornelija Ninova, zëvendësi i saj Kirill Dobrev, deputetët Valeri Zhabljanski dhe Krasimir Jankov, njoftoi BNR.
Afro 80 mijë veta e kanë të drejtën të votimit. Seksione zgjedhore në mbarë vendin janë 1140. Zgjedhja do të konsiderohet e rregullte nëse në të do të përfshihen më se gjysma e atyre të cilët e kanë të drejtën e votimit.
Te ora 15.00, orë lokale, aktiviteti zgjedhor i socialistëve ishte 56.1 për qind.