Problemet bilaterale nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për zgjerimin e BE-së, deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Anke Holstein me rastin e memorandumit bullgar dërguar BE-së për gjendjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR.
Para radios “Evropa e Lirë” ajo komentoi se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse e madhe e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Evropën, përfshi këtu dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është në interes të Bullgarisë ta bllokojë zgjerimin e BE-së në regjion, tha Holstein. Qëllimi i parë i Presidencës gjermane të BE-së është zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ndoshta gjatë muajit dhjetor, tha diplomatja.