Afro 400 ushtarakë kanë dhuruar gjak falas vetëm gjatë muajit të fundit, duke ndihmuar në këtë mënyrë për shpëtimin e jetëve njerëzore, bëri të ditur Akademia Ushtarake-Mjekësore në Sofje.
Dhurimi i gjakut zhvillohet në kuadrin e fushatës “Ji një prej nesh! Dhuro gjak, shpëto një jetë!”. Nga Akademia Ushtarake-Mjekësore deklaruan se çdo vit rreth 6000 – 7000 veta dhurojnë gjak për spitalin, ndërsa gjysma prej tyre janë nga Ushtria Bullgare.
Akademia Ushtarake Bullgare i falënderoi edhe bullgarët që tashmë janë shëruar nga Covid-19, të cilët dhurojnë plazmë rekonvalescente, duke i ndihmuar të tjerët për ta përballuar infektimin.