Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Partia Popullore Evropiane nuk do të përkrahë rezolutën e Parlamentit Evropian për Bullgarinë

Esteban Gonzalez Pons
Снимка: EPA/BGNES

Grupi i Partisë Popullore Evropiane nuk do të përkrahë rezolutën e Parlamentit Evropian për Bullgarinë, tha zëvendës kryetari i partisë Esteban Gonzalez Pons. Sipas partisë disa grupe parlamentare e kthyen dokumentin në vegël partiake në  vend që ta shfrytëzojnë për qëllimet e BE-së. Për këtë arsye teksti duhet të kthehet për riformulim.

Në dokument theksohet se Mekanizmi për Bashkëpunim dhe Kontrollim duhet të vazhdojë të veprojë, megjithëqë komisioni u shpreh që Bullgaria mund të nxirret prej tij mbi bazë të avancimit të arritur, shtoi eurodeputeti.

Nga ana tjetër grupi i socialistëve dhe i demokratëve në Parlamentin Evropian u bëri thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin rezolutën për Bullgarinë.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени