Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Do të ndërtojmë bllokun e 7-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Снимка: CAE "Kozlloduj"

Do të ndërtojmë bllokun e 7-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” me teknologji krejt të ndryshme. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov, cituar nga BTA.

Gjatë një inspektimi në central Borisov tha, se nuk duhet të mendohet vetëm për termocentralet dhe minatorët por edhe për ata që punojnë në Centralet Atomike Elektrike. Këshilli i Ministrave do të miratojë vendim kështu që Centrali “Kozoduj”, specialistët dhe kapacitetet që disponojmë të vazhdojnë të punojnë, shtoi kryeministri.

Që nga shkurti disponojmë vlerësimin për ndikimin mbi ambientin rrethues dhe do të krijojmë bllokun e 7-të. Do të kemi 100 për qind diversifikim, siç e bëmë këtë me gazin, tha Borisovi.

Po krijojmë një sistem për centrale të vogla me module.

Kryeministri shtoi se procedura e realizimit të projektit “Belene” gjithashtu duhet të vazhdojë.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени