Afro 30 000 fermerë tanimë kanë mare mbështetje nga fondi shtetëror “Bujqësi” nën masën e jashtëzakonshme për kompensimin e dëmeve nga Covid-19. Për këtë njoftoi Ministria e Bujqësisë.
Masa ka një buxhet prej 48 milionë euro, nga të cilat 36 milionë euro tanimë janë të paguara. Ndihma financiare është nën formën e një shume të njëhershme dhe është drejtuar ndaj sektorit të rritjes së bimëve, blegtorisë dhe bletarisë.