Që nga 19 tetori në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Haskovo zhvillohet stërvitja e Trupave të Këmbësorisë “Muri Ballkanik 2020”. Në të do të përfshihen afro 3 mijë ushtarë dhe ushtarakë me qindra njësi teknikë të mekanizuar. Kjo stërvitje taktike, e cila do të vazhdojë deri më 30 tetor, është më e madhja që prej 20 vitesh e këtej. Tema është “Pjesëmarrja e brigadave të mekanizuara në operacionin mbrojtës të këmbësorëve”.