Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

VMRO nuk do të përkrahë negociatat Shkup – BE në qoftë se është rrezikuar interesi ynë kombëtar

Milen Mihov
Снимка: BGNES

Partia nacionaliste bullgare VMRO nuk do të përkrahë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për aderimin e saj në BE në qoftë se është rrezikuar interesi ynë kombëtar, bëri të ditur reporterja Dobrina Karambollova. Është e domosdoshme të nënshkruhet një aneks pranë Traktatit të Fqinjësisë së Mirë, deklaroi deputeti Milen Mihov. “Ne mendojmë se garancia e vetme për zbatimin e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë është ndërmarrja e angazhimeve nga ana e Shkupit në formën e aneksit pranë Traktatit në bazë të pozitës kornizë të Kuvendit Popullor të Bullgarisë nga tetori i vitit 2019”.

Në pozitën kornizë shënohet se “Bullgaria nuk duhet ta lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE të jetë shoqëruar me legjitimimin evropian të një ideologjie antibullgare të financuar nga shteti”.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна