Sipas të dhënave të Institutit Statistikor të Serbisë nga viti 2011, u përcaktuan vetë si bullgarë pak më se 18 mijë veta. Me pakicë më të madhe bullgare janë krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore – kryesisht bashkitë e qyteteve Bosilegrad dhe Caribrod. Vitet e fundit për shkak të migracionit ekonomik në rritje bullgarët bëhen gjithnjë e më pak.
“Karakteristika kryesore e pakicës bullgare është se ajo është e ndarë. Ne nuk veprojmë si një organizëm” – thotë Milla Vasov, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “Novo Bratstvo” (Vëllazëria e Re) dhe kryeredaktore e gazetës me të njëjtin emër, e cila del në gjuhën bullgare në Nish. Roli kryesor i mediave bullgare në Serbi sipas Vasovës duhet të jetë bashkimi i bullgarëve aty. Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimin “Për bullgarët në Serbi dhe për misionin e gazetës bullgare “Novo Bratstvo” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Rasti për të kujtuar këtë intervistë është Dita e Krahinave Perëndimore – 8 nëntori.