Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria nuk mund të pranojë kornizën negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për BE

Снимка: mfa.bg

Bullgaria e lajmëroi Komisionin Evropian se nuk mund të pranojë kornizën negociuese të propozuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe projektin për deklaratë pranë saj. Kjo për arsye se ajo nuk jep garancitë e domosdoshme për plotësimin e kushteve të shtruara nga vendi ynë, informon Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ). Në njoftimin e dërguar mediave MPJ thekson se “Bullgaria e falënderon Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së dhe komisionarin e zgjerimit Olivër Varhej për qëndrimin konstruktiv dhe për punën e përbashkët të përditshme në kërkimin e zgjidhjes, e cila nuk është e përjashtuar të arrihet megjithë afatet e shkurtra.”

Në pozitën e MPJ-së theksohet se për Bullgarinë nuk është e pranueshme që kushtet tona ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut të regjistrohen në deklaratën e Këshillit të BE-së pranë kornizës negociuese e cila nuk është një dokument ligjërisht i detyrueshëm dhe nuk siguron garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria.

“Garanci të tilla do të kishim nëse kërkesat tona do të pasqyroheshin në tekstin e Kornizës Negociuese, gjë për të cilën ne ngulim këmbë”, theksohet në njoftim.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна