Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme nëpërmjet një publikimi të saj në Facebook deklaroi se Sofja ndjek me vëmendje botimet që po vazhdojnë në mediat sociale të listave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria është e shqetësuar nga thirrjet për dhunë kundër tyre. “Presim që autoritetet në Shkup të ndërmarrin masat e domosdoshme për ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes dhe për mbrojtjen e shtetasve të tij me vetëdije bullgare”, bën thirrje Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme, transmetoi BGNES.