Data e shpallur nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare (4 prilli i këtij viti) është absolutisht e paargumentuar, por GERB gjithsesi do ta respektojë, tha Kryetarja i e Parlamentit Cveta Karajançeva gjatë kremtimit të 143 vjetorit të zgjedhjes së këshillit të parë të qytetit në Karllovo.
Ajo kujtoi se sipas udhëzimeve të institucioneve evropiane, asnjë ndryshim nuk mund të bëhet në Kodin Zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve, pasi kjo minon besueshmërinë e procesit zgjedhor. Cveta Karajançeva gjithashtu tha se "presidenti sugjeron që disa rezultate, të cilat ne ende nuk i dimë se cilat janë, janë manipuluar dhe kjo është një goditje e rëndë për demokracinë."