Pronarët e restoranteve, të klubeve të natës dhe të diskotekave kërcënuan me mosnënshtrim ndaj masave anti-covid de hapje simbolike të lokaleve, në qoftë se nuk marrin lejë për punë pas datës 31 janar.
“Në Bullgari ka 27 800 lokale. Njerëzit janë pa punë tashmë 3 muaj”, komentoi para BNR-së Kryetari i Asociacionit të Lokaleve Riçard Alibegov. Sipas tij nuk është e logjikshme të hapen shkollat, ndërsa lokalet të mbeten të mbyllura.
Organizata ngul këmbë për hapjen e menjëhershme të të gjitha lokaleve, si dhe për përkrahje shtetërore dhe akses tek kredi më të lira dhe zgjatjen e afatit të pagimit të kredive të të gjithë punonjësve të prekur në sektor.