Një ortek zëvendësimesh dhe falsifikimesh monstruoze po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një teknikë themelore e filologëve, shkrimtarëve, gazetarëve dhe figurave publike atje që nga viti 1944, tha para Programit “Horizonti” të Radios Kombëtare Bullgare, Prof. Anna Koçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Në një "Libër i ri i Bardhë për mosmarrëveshjen gjuhësore me Maqedoninë e Veriut" janë përshkruar një numër shembujsh të zëvendësimit. Midis tyre është mënyra se si u botua poema “Lamtumirë” nga Hristo Botevi si “këngë popullore maqedonase pa autor”. Shkencëtarja bëri thirrje që të tregohen vazhdimisht falsifikimet e trashëgimisë kulturore dhe historike nga ana e Shkupit. Libri do të përkthehet në një numër gjuhësh, shpjegoi Prof. Anna Koçeva.