Stefka Kostadinova ka një seksion të veçantë në muzeun e parë 3D të atletikës botërore, realizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Atletikës.
Sportistja bullgare e atletikës së lehtë është ndër yjet më të mëdhenj në historinë e atletikës. Në 1987 në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Romë të Italisë, Stefka Kostadinova realizoi një rekord botëror në kërcim së larti duke kapërcyer 209 centimetra. Ky rekord nuk është i përmirësuar e deri më sot.
Muzeu është në adresë: www.worldathletics.org/mowa.