Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i dërgoi një letër Kryeministrit Bojko Borisov, duke e pyetur se pse Këshilli i Ministrave ka vendosur të ulë buxhetin e radios me gati 229 621 euro, duke u argumentuar me shpenzimet e shtetit për pandeminë, deri sa në të njëjtën kohë është miratuar një transferim prej 10.2 milion eurosh për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ për të mbuluar borxhet e prapambetura, dhe për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/ prej 1.406.053 eurosh.
Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së paralajmëron se zvogëlimi i mjeteve për shpenzimet kapitale do ta vendosë Radion në një pozitë joadekuate për shoqërinë, pasi ajo do të ngadalësojë zhvillimin digjital dhe rinovimin e teknikës së transmetimit.
Sipas Andon Balltakovit, një politikë e tillë ndaj BNR-së është "tendencioze dhe e qëllimshme".
Ai theksoi se Radioja është organizata gazetareske me besimin më të madh në shoqëri, dhe në kushtet e krizës menaxhimi i medias publike arriti të mbulojë deficitin prej 2 812 106 eurosh.