Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria pret fqinjësi të mirë nga Maqedonia е Veriut

Снимка: BGNES

Integrimi evropian kërkon rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev përpara Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministrit portugez Antonio Costa. Në Bruksel ata diskutuan fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut.

Progresi duhet të bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pajtueshmërinë e plotë me kriteret e Kopenhagës. Qeveria e përkohshme e Bullgarisë është e gatshme të zhvillojë një dialog aktiv me Shkupin në këtë drejtim. Çdo vendim i mundshëm do të analizohet me kujdes dhe do të krahasohet me Deklaratën e Parlamentit Bullgar dhe Pozicionin Kuadër të vendit tonë për zgjerimin e BE, theksoi Radev.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени