Të dhënat e “kutisë së zezë” të aeroplanit të rrëzuar MiG-29 do të shkarkohen në një laborator rus të Korporatës “MiG”, njoftoi Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes Georgi Panajotov. Kutia, së bashku me përfaqësues të Prokurorisë Ushtarake, policisë dhe Forcave Ajrore, do të transportohen sa më shpejt të jetë e mundur, tha ministri, duke theksuar se ai pret që fluturimet luftarake të rinisin në dy javë.
Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov shpjegoi se aviacioni sulmues, helikopterët dhe aeroplanët transportues nuk kanë ndalur fluturimet. Trajnimet anti-ajrore, të cilat supozohej të realizoheshin gjatë stërvitjes në poligonin Shabla dhe u ndaluan më 9 qershor, planifikohen për në shtator, shtoi ushtaraku.