Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Biznesi u dha një sinjal organeve për rrymën e shtrenjtë elektrike në Bullgari

Снимка: EPA/BGNES

Organizatat e punëdhënësve i dërguan një letër Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Sigurisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme "Luftimi i Krimit të Organizuar", Kryeprokurorit, Prokurorisë së Specializuar dhe Prokurorisë së Sofjes, duke kërkuar një kontroll të përgjegjshëm të çmimit të lartë të rrymës elektrike për biznesin.

Sipas biznesit, çmimi i rrymës elektrike kërcënon ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Për periudhën 27 korrik - 5 gusht 2021 në Bursën e Pavarur Bullgare të Energjisë , në platformën “Një ditë përpara”, çmimi mesatar për 1 megavat orë bazë të energjisë është në diapazonën 177.89 leva - 330.73 leva, dhe në orë të veçanta çmimi rritet madje mbi 400 leva. Kjo e bën rrymën elektrike në Bullgari më të shtrenjtë në të gjithë Evropën, me mbi 50% më të shtrenjtë se mesatarja në BE.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени