Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Еurodeputetja bullgare Elena Jonçeva shtroi çështjen për zhvendosjen e emigrantëve afganë nga kufiri ynë

Elena Jonçeva
Снимка: BGNES

Eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva pyeti nëse BE do të angazhohej për zhvendosjen e refugjatëve nga Afganistani në rast të rritjes së presionit migrues në kufirin e Bullgarisë, i cili është i jashtëm për BE. Kjo ndodhi në një takim të jashtëzakonshëm të komiteteve të politikës së jashtme dhe zhvillimit të PE për situatën në Afganistan, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Josep Borrell theksoi se në mënyrë që BE të provojë veten si një lojtar gjeopolitik në këtë situatë, nevojitet unitet, i cili duhet të provohet. Ai kujtoi se më shumë se 60 shtete anëtare të OKB -së kanë nënshkruar një deklaratë se njerëzit që duan të largohen nga Afganistani janë të lirë ta bëjnë këtë. Sipas tij, që të ketë të ardhme Afganistani duhet të zhvillohet një politikë e përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени