Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

ITN është forca e tretë politike, miratimi i kabinetit të përkohshëm po rritet

Снимка: arkiv

Nga forca e parë politike “Ka një popull të tillë” (ITN) tashmë zë vendin e tretë, tregojnë të dhënat në një sondazh sociologjik të “Market Links”, financuar dhe kryer së bashku me bTV.

Diferenca midis “Bullgarisë Demokratike” (DB), ITN dhe BSP janë brenda devijimit statistikor. GERB është përsëri i pari me 21.6 për qind pas mobilizimit të mirë gjatë muajve të verës. Ndjekin DB me 16.5 për qind, ITN dhe BSP me 15.7 për qind secila, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 11 për qind dhe “Ngrihuni, BG! Ne po vijmë!” me 4.5 për qind.

Kuvendi Popullor përsëri ka vlerësimin më të ulët midis institucioneve - 13 për qind, dhe vetëm në muajin e fundit simpatia për të ka rënë me 10 për qind.

Nga ana tjetër, miratimi i qeverisë së përkohshme në gusht u rrit me 3 për qind të tjera në krahasim me korrikun dhe tani është 54 për qind.

54 është gjithashtu përqindja e njerëzve që do të votonin në zgjedhjet e parakohshme, tregon sondazhi.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени