Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shkenca bullgare ka një përfitim të rëndësishëm – anijen “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”

Автор:
Снимка: Facebook /@BulgarianAntarcticInstitute

Ideja e Bullgarisë për të pasur një anije kërkimor-shkencore për të lundruar në Oqeanin Botëror dhe mbi të gjitha në Antarktidë është shumë e vjetër, që përpara 30-40 vjetëve. Me përpjekjet e studiuesve bullgarë në Antarktidë, Instituti Bullgar i Antarktikut dhe për më tepër të Shkollës së Lartë Detare në Varna, në personin e rektorit të saj - Admiralit Bojan Mednikarov, është gjetur një anije e përshtatshme, e cila tanimë është blerë me fonde shtetërore. Kjo është një anije suedeze, e cila është harruar dhe është e papërdorshme për 5 vjet, në portin e Varnës. Fati i anijes së prodhuar përpara 38 vjetëve për studimin e Detit Verior është shumë kureshtar, por në vend të parë për shkencëtarët bullgarë është me rëndësi se ajo është e përshtatur për një veprimtari studimore, që të mundet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm të realizojë lundrimin e vet të parë drejt bazës sonë polare në Antarktidë. Kurse kjo është një anije mjaft e vlefshme, e gjatë 67 metra, me kabina dyshe. Ajo mund të strehojë 40 veta staf shkencor, një ekuipazh prej 20 personave dhe është në gjendje të lundrojë në Oqeanin Botëror. Blerja e anijes lundruese është bërë fakt, pas një varg takimesh me pronarin me të cilin arritën kontratë për 600 mijë euro. “Në fakt ky është çmimi i një apartamenti të shtrenjtë tek ne”- llogarit profesori Hristo Pimpirev - drejtor i Institutit Antarktik Bullgar dhe drejtues i ekspeditave tona antarktike kombëtare: 

Prof. Hristo Pimpirev

“Kjo anije ka ardhur në Bullgari për nevojat e projektit “Rryma Jugore” dhe është e përshtatur për kërkime për të studiuar se ku dhe si të vendosen tubat e gazsjellësit të ardhshëm. Por, siç e dimë, projekti u ndërpre dhe kjo anije ka mbetur 5 vjet në portin e Varnës. Kurse neve do të na jetë shumë i domosdoshëm, të paktën derisa Bullgaria pajiset me një anije të re studimore. Gjithsesi është më mirë të kemi diçka sesa asgjë. Ajo është e ndërtuar gjatë vitit 1984, në një kantier detar norvegjez me çelik suedez. Është me një korpus jashtëzakonisht të fortë, i cili është i përshtatur të lundrojë në Detin Verior, në ujëra me ajsbergë. Është e përshtatur të lundrojë larg dhe në jug, ku ndodhet dhe baza polare bullgare. Ky është një hap i madh përpara për Bullgarinë, sepse do të na lejojë të paraqitemi në hartën e shteteve detare, ku në këtë moment ne nuk marrim pjesë, pasi nuk bëjmë asnjë lloj studimesh në oqean”.  

Baza polare bullgare në ishullin Livingstën

Emri i anijes që do të kalojë botën nën flamurin bullgar është i zgjedhur me shumë kujdes. “Në botë deri tani nuk ka një anije tjetër, të emëruar me emrin e vëllezërve tanë të shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilët u dhanë shkrimin të gjithë popujve sllavë dhe para së gjithësh neve bullgarëve”, shënon profesori Hristo Pimpirev dhe rikujton një fakt interesant nga e kaluara:  

“Gjatë vitit 1911 në Varna është krijuar një fondacion, i cili të mbledhë fonde për ndërtimin e një anijeje të tillë, nën emrin “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”. Prandaj dhe ne, përveç çdo gjëje tjetër, realizuam ëndrrën e paraardhësve tanë, e cila ka mbetur që përpara më shumë se 100 vjetëve. Tani Bullgaria me të vërtetë do të ketë një anije të tillë”. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Facebook /@BulgarianAntarcticInstitute


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна