Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Certifikata e gjelbër u jep mundësi njerëzve që të punojnë dhe të jetojnë lirshëm

Ministri Kacarov
Снимка: BGNES

Ne vuajmë sepse nivelet e vaksinimit janë katastrofike. Qëllimi kryesor i masave të reja kundër epidemisë është që të mos lejojmë që spitalet të gjenden në një situatë në të cilën të mos mund të pranojnë më shumë pacientë. Çdo person i shtatë i shtruar në spital me koronavirus vdes. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për bTV.

Certifikata e gjelbër është një mundësi për njerëzit që të punojnë. Do të jetë e mundur të shkoni kudo me këtë dokument, tha Kacarov.

Ata që nuk kanë një certifikatë të gjelbër do të bëjnë teste në hyrje të restoranteve, palestrave, kinemave, teatrove, ato do të jenë falas për njerëzit, tha për BNR Aleksandër Zllatanov, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë.

Mësuesit do të kenë 15 ditë kohë për t'u vaksinuar. Më 25 tetor do të vendoset nëse studentët në Sofje do të kalojnë në mësimin në distancë, shpjegoi Zllatanov.

БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени