Numri i të infektuarve me Covid-19 është në rënie dhe vaksinimet dhe testimet janë në rritje. Certifikatat e gjelbra e kryen punën e tyre, tha për Nova TV Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Më e rëndësishmja është se masat pranohen nga shoqëria. Certifikatat e gjelbra duhet të mbeten derisa shumica e njerëzve të vaksinohen, theksoi Ministri.
“Nëse ka një valë të pestë, dhe ne kemi vaksinuar 70-80% të popullsisë, do të ketë shumë më pak vdekje”, shtoi Kacarov. Herët a vonë në Bullgari, si në Evropë, do të duhet të vaksinohesh për të shkuar në punë, por nuk ka nevojë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm nëse njerëzit pranojnë se ai është i nevojshëm, tha Ministri.