Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shpëtimtari i të mbijetuarve nga djegia e autobusit maqedonas është shtetas serb

Снимка: BGNES

Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë i zgjuar në momentin e ngjarjes. Autobusit i kanë plasur gomat dhe ka nisur një zjarr me shumë tym. Sulejmani ka arritur të thyejë xhamin e pasmë dhe të largojë të fejuarën e tij Medinën dhe pesë pasagjerë të tjerë.

Ambasadori i Serbisë në Sofje, Željko Jović e ka vizituar Lulëzim Sulejmanin në spital. “Megjithë lëndimet e tij, ai ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени