Të hënën, më 10 janar, presidenti Rumen Radev thërret mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidencës.Tema e takimit është “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Roli i Republikës së Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.
“Duhet të përshpejtojmë procesin e integrimit evropian të RS të Maqedonisë, por duke respektuar interesin kombëtar. Është e rëndësishme të kuptohet se të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, krijimi i kushteve për përfshirjen e tyre të plotë në jetën publike, politike, kulturore të vendit është një çështje me rëndësi të madhe për Bullgarinë”, tha Kreu i Shtetit me rastin takimit të ardhshëm.