Prokuroria e Lartë Administrative nis hetime pas sinjalizimeve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), për të ashtuquajturat “pasaporta të arta”.
Hetimet, me të cilat janë ngarkuar Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Bullgare për Investimet dhe Drejtoria “Doganat” në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të përcaktojnë nëse ka shkelje në secilin prej rasteve të përshkruara në lidhje me dhënien e shtetësisë kundër investimeve shtetasve kinezë dhe rusë.
Nëse konstatohen shkelje, presidentit do t'i dërgohet propozim për heqjen e shtetësisë së fituar bullgare, ndërsa në rast të të dhënave për krime do të kontaktohen organet kompetente, njofton Prokuroria e Shtetit.