Ministrat e Financave dhe të Energjеtikës Asen Vasilev dhe Aleksandër Nikollov diskutuan mbi diversifikimin e furnizimeve me energji në Bullgari në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Tema ka qenë prijëse edhe në takimet në departamentet e energjetikës dhe tregtisë, njofton Ambasada Amerikane në Sofje në Facebook.
“Kjo vizitë nënvizon angazhimin e administratës së Presidentit Biden për sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike të Evropës dhe për përshpejtimin e tranzicionit global drejt energjisë së pastër”, thuhet në deklaratë.
Delegacioni i biznesit bullgar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Asen Vasilev, i bëri homazhe Vasill Levskit para monumentit të tij në Uashington. Me delegacionin është edhe ambasadorja e SHBA-së në Bullgari Herro Mustafa.