Vizita në Paris e kryeministrit bullgar Bojko Borisov më 12 dhe 13 tetor ripohoi traditën e deritanishme të zhvillimit të marrëdhënieve bullgaro-franceze-gjithnjë e më të mira në fushën politike dhe akoma nën pritjet në ekonomi.
Franca vizatohet si një nga aleatët më të afërt të Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Jo rastësisht vizita e parë në kryeqytetin evropianoperëndimor të kryeministrit të ri bullgar Borisov qe pikërisht në Paris. Sipas fjalëve të tij Bullgaria ka marrë përkrahje të plotë për të gjithë politikën e vet – dhe në luftën me korrupsionin dhe kriminalitetin, dhe për zhvillimin e energjetikës bërthamore dhe më në veçanti çështja e dhimbshme gjatë viteve të fundit për debllokimin e fondeve “të ngrira” të Bashkimit Evropian në sajë të dyshimeve në korrupsion gjatë përvetësimit të tyre. U arrit marrëveshje për një përkrahje reciproke të Sofjes dhe Parisit gjatë përcaktimit të resorëve të komisionarëve të tyre evropian në përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Borisovi e dhuroi kolegun e tij Fransoa Fijon me një kopje të fialit nga thesari i art trak i Panagjurishtes, kurse presidentin Nikolla Sarkozi-me kopje të ritonit të artë.
Pas bisedës së vet me Nikolla Sarkozin Borisovi deklaroi se, Franca angazhohet të jetë një forcë lëvizëse për një lëshim më të shpejt të 300 milionë eurot suplementare e premtuara nga Bashkimi Evropian për kompensimin e humbjeve nga reaktorët e ndaluar në Centralit Elektrik Atomik Kozlloduj. Sa i përket ndërtimit të centralit të dytë bërthamor në Belene, biznesi francez tregon një interes të fortë për të marr pjesë. Një forcë prijëse në fushën e teknologjive bërthamore, Franca do të donte të shikohet sa më shpejt si një realizuese bazë, dhe jo si nën realizuese të konkurrentit të vet bazë në botë-Rusia, siç është në këtë moment rasti me Centralin Elektrik Atomik në Belene.
Pas bisedës së vet me Sarkozin kryeministri bullgar Borisov nënvizoi se i fundit ka pyetur se si e shikon Bullgaria mbrojtjen e pavarësisë së vet energjetike, në qoftë se dhe centrali i dytë bërthamor është me një teknologji ruse. Ai disa herë ka përmendur në bisedë për Çernobilin, pavarësisht se, as reaktorët në Kozlloduj, as këto në Belene kanë diçka të përbashkët me brezin më të vjetër të reaktorëve grafit nga Çernobeli. Në përgjigje Bojko Borisovi ka sqaruar se, tanimë gjatë marrëveshjeve të lidhura me Rusinë nga qeveria e mëparshme, mundësitë e tij për manovra janë mjaft të kufizuara. Borisovi nënvizoi përpara medieve se, për ndërtimin e centralit të ri, Bullgaria do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jo vetëm garanci ekonomike por dhe politike për vitalitetin e nismës. “Të mos të bëhet kështu që pas 15 vjetëve të rastis kjo që ngjau me Centralit Elektrik Atomik në Kozlloduj-Bashkimi Evropian të kërkojë mbylljen e tij”, shtoi ai.
Bojko Borisovi i ka sqaruar kolegut të tij francez Fransoa Fijon se për momentin Bullgaria nuk mund të realizoi angazhimin e ndërmarr për blerjen e korvetëve francez me vlerë 750 milionë euro për shkak të krizës ekonomike, e cila ka ndikuar mbi buxhetin e vendit. Sipas ministrit të ekonomisë dhe të energjetikës Trajço Trajkov, biznesi francez tregon një interes të fort drejt partneritetit publik-privat gjatë projekteve të mëdha të infrastrukturës në Bullgari dhe më në veçanti në fushën e ujërave. Një interes konkret është deklaruar për çshtetëzimin e “Ngrohjen qendrore/ në Sofje. Kjo është bërë e qartë pas drekës së punës të zotit Trajov me kompani prijëse këtu, organizuar nga bashkimi francez i punëdhënësve MEDEF.
Në pritjen e dhënë në ambasadë me përfaqësues të bashkësisë bullgare në Paris kryeministri Bojko Borisov deklaroi:” Për gëzim, qëndrimi ndaj Bullgarisë në Evropë aktualisht është shumë i mirë. Duhet të shfrytëzojmë faktin dhe si komb të përballojmë problemet e brendshme. Sepse ka ardhur koha që Bullgaria të bëhet një shtet i mesëm evropian, siç kemi qenë dhe realisht mund të jemi, dhe jo të jemi të fundit në bazë të të ardhurave dhe të parë për nga korrupsioni, kjo me të cilën lëvdohej kohët e fundit Bullgaria, mjerisht”.
Përgatiti në shqip:N. Vasileva
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...