Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me hitet e grupit “Akaga”

Foto: arkiv
“Akaga” është një prej grupeve bullgare me popullaritet më të gjerë, më tepër për shkak të muzikës së tij origjinale – një kombinim i stileve të ndryshme.

Pas katër albumeve dhe dy pjesëmarrjeve në Festivalin prestigjioz të xhazit në Montrjo në vitet 1998 dhe 1999 dhe pas një veprimtarie shumë aktive muzikore në Bullgari dhe jashtë shtetit, muzikantët e grupit përsëri na befasuan, kësaj here me pjesëmarrjen e tyre në transmetimin direkt të Shous “Dansing Stars 2”.

Më 3 shtator të këtij viti në kuadrin e edicionit jubilar të Festivalit të arteve “Apolonia” “Akaga” dha një koncert, në të cilin muzikantët u prezantuan me hite të vjetra me orkestrime të reja. Koncerti, për kujtim të këngëtarit të dashur të muzikës rok and roll Gjeorgi Minçev, kaloi me moton “Sozopol ishte një qytet i vogël”.

Nga themelimi i grupit “Akaga” në vitin 1992 frontmen i tij është Krasi Kurtev - bas-kitarë. Bashkë me të nga themelimi i grupit janë dhe Ivo Kazasov, Gjeorgji Velev dhe Krasi Kirilov. Kohët e fundit atyre u bashkuan edhe Kalin Petrov, Dëndi dhe Pepi Glavanov. Të gjithë ata janë bashkënxënës të dikurshëm. Të gjithë anëtarët e grupit janë afro 40 vjeçarë, por siç thotë Krasi muzikën e ekzekutojnë si 20 vjeçarë.

Më 28 tetor të vitit 2008 në sallën më të madhe të Pallatit kombëtar të kulturës në Sofje u zhvillua koncerti i madh “Akaga dhe miq”, në të cilin u përshinë disa prej interpretuesve tanë më në zë dhe u prezantua zyrtarisht albumi më i ri i grupit.
Ndër sukseset e grupit “Akaga” në vitin 2009 është dhe pjesëmarrja e tij në Ditët e kulturës bullgare në Rusi. Kulmi i shous në Balshoj Teatrin e Moskës ishte interpretimi i një kënge popullore bullgare nga Grupi “Akaga”, Filarmonia e Sofjes dhe Kori i femrave “Misteri i zërave bullgarë”.

Po të klikoni mbi AUDIO mund të dëgjoni disa interpretime të këtij grupi. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD