Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamjaftueshmëria e mjeteve për sferën sociale në projektbuxhetin e vitit 2010

Foto: BGNES
Ekspertët e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari paraqitën qëndrimin e tyre mbi projektbuxhetin e vendit për vitin 2010. Sipas tij në kushtet e krizës, nëpërmjet buxhetit Bullgaria përpiqet të rindajë më pak mjete. Me restrikcionet serioze në buxhet, financimi i një sërë veprimtarish në sferën sociale u kufizua deri në minimum. Nga sindikata mendojnë, se gjatë pranverës së vitit 2010 papunësia në vend do të rritet deri në 16 për qind, në sfondin e tanishëm nga 8 për qind. Nga konfederata janë të bindur, se mund të caktohen më shumë mjete për programet sociale. Pllamen Dimitrovi, zëvendëskryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, shpjegon:

“Jemi të mendimit, se restrikcionet fiskale në buxhetin e Bullgarisë nuk janë në sinkron me hapat që ndërmarrin shtetet e tjera evropiane. Ato nuk janë edhe në përputhje me rekomandimet e Bankës Botërore në raportin e saj nga muaji maji. Në të theksohet, se si në Bullgari, ashtu edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së, në kontekstin e krizës duhet të mbështeten sistemet sociale dhe të mos lejohet që njerëz të mbeten në varfëri të plotë, në izolim dhe në marginalizim.”

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari mjetet për financimin e sistemeve sociale mund të sigurohen në sajë të deficitit minimal buxhetor nga afro 1.5 për qind, sepse Bullgaria nuk mund t’i lejojë vetes një deficit më të lartë siç në vendet e tjera evropiane. Shkak për këtë është ekzistenca e bordit valutor që nga viti 1997. Sipas specialistëve të konfederatës, nga rezerva fiskale nga pothuajse 8 miliard leva, Bullgaria mund të shfrytëzojë 1 miliard leva për sferën sociale gjatë vitit 2010. Në buxhetin e vitit 2010 për ndihma sociale dhe sigurime parashikohen 800 milion leva, në vend të mjeteve të domosdoshme nga 1 miliard e 200 milion leva. Pllamen Dimitrovi sjell më shumë hollësi për çfarë nuk do të mjaftojnë mjetet e parashikuara në buxhet:

“Në projektbuxhetin parashikohen afro 800 milion leva për financimin e njerëzve me të meta, për ndihma për fëmijë, për ndihma sociale, për mbrojtjen e fëmijëve, për inkurajimin e zënies së krahut të punës, për masa aktive në tregun e punës. Kështu që pamjaftueshmëria e mjeteve do të privojë shumë njerëz nga mjetet e domosdoshme.”

Sipas sindikatave pamjaftueshmëria e mjeteve kërcënon pensionet, spitalet, sistemin social. Buxheti i vitit 2010 parashikon 2.5 herë më pak mjete për politikë në tregun e punës, mjete këto të cilat ndihmojnë për riorientimin dhe zënien e të papunëve të regjistruar. Për sa i përket politikës së të ardhurve, sindikalistët nuk janë dakord me ngrirjen e rrogës minimale të punës në 240 leva dhe me ngrirjen e rrogave të nëpunësve buxhetor. Kjo do të reflektojë mbi standardin jetik të njerëzve. Sindikalistët konsiderojnë, se është një hap i mirë i kabinetit të ulen me 2 për qind kuotat e sigurimit për fondin “Pensione”. Kështu sipas tyre do të stimulohet biznesi të ruajë vendet ekzistuese të punës. Nga sindikatat përkrahin masën për rritjen e shumës minimale mujore siguruese për ata njerëz, që vet sigurohen, nga 260 në 420 leva. Kjo sipas tyre do të ndihmojë për kufizimin e ekonomisë gri dhe për rritjen e të ardhurve nga kuotat e sigurimit. Sindikata bënë propozim të sigurohen preferenca tatimore për sigurim suplementar në rast asistence dhe për kualifikim në përmasë 5 për qind nga të ardhurat e çdo qytetari bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD