Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura muzikore bullgare jashtë shtetit

Në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar trioja folklorike “Bëllgarka” realizoi dhjetëra turne në mbarë Evropën, SHBA-në, Izraelin. Këngëtaret e famshme Janka Rupkina, Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva te mijëra njerëz të botës ngjallën dashuri ndaj folklorit bullgar.

Suksesi më i fundit i këngëtares Janka Rupkina ishin koncertet e saj në Izrael. Kjo ishte turneu i saj i gjashtë në këtë vend, ku ka dhënë koncerte të shumta me korin “Misteri i zërave bullgarë”, trion “Bëllgarka” dhe grupin “Ballkana”. Kësaj here këngëtarja e njohur u prezantua me sukses në Festivalin e Muzikës Ballkanike në Petah Tikva. Në Izrael këngëtarja bullgare ishte me ftesë të muzikantit dhe studiues të njohur Tal Kravic. Ai udhëton në mbarë botën dhe studion traditat krahinore muzikore.

Tal Kraviç që nga fëmijëria është i pasionuar pas muzikës së popujve të ndryshëm. Një herë ai dëgjoi një interpretim të këngëtares Janka Rupkina dhe kështu nisi të mbledhë incizime të saj. Para shumë vitesh me të ardhur në Bullgari, ai shkoi në malin Rodopa, ku bleu një gajde kaba dhe në vazhdim të disa ditëve mësonte si t’i bie kësaj vegle popullore muzikore. Ëndrra e tij të njihet personalisht me këngëtaren e njohur u realizua para disa vitesh, kur prapë vizitoi Bullgarinë. Atëherë ai i propozoi asaj të realizojnë disa koncerte.
Po të doni të dëgjoni interpretime këngëtares Janka Rupkina mund ta klikoni AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD