Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2010 – “një picë e vogël pa shumë stoli”

Foto: BGNES

Ka dy shkaqe të rëndësishme për formimin e një buxheti të balancuar për vitin 2010. Shkaku i parë është që Bullgaria të jetë shteti, i cili t’i tregojë Evropës dhe botës, se në kushtet e bordit valutor mund të arrijë një saldo zero. I dyti është se me balancimin e të ardhurave dhe shpenzimeve shteti ynë i rrit shanset për hyrje më të shpejtë në Eurozonë. Kështu ministri i financave Simeon Djankov komentoi ambiciet e qeverisë që në projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm të miratuar nga Këshilli i Ministrave, të ardhurat dhe shpenzimet të jenë të barabarta dhe diçka më shumë – të financohen me mjete kombëtare.


“Kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira”, tha ministri i financave. Në vend të parë, sepse buxheti i ri votohet në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare në Bullgare, dhe në vend të dytë, sepse rritja ekonomike me 4,7% që parashikohej për këtë vit nuk është reale, sepse prognozat tregojnë një ulje të Produktit të Brendshëm Bruto me 6,3%. Simeon Djankov e ilustroi situatën në Thesarin e Shtetit, duke treguar dy kuti për pica. Kutia e madhe me nënshkrimin “Buxheti i vitit 2009”, ishte e zbrazët. Në kutinë e vogël, e cila ilustronte buxhetin e vitit 2010, kishte një picë e vogël, “pa shumë stoli”, siç tha ministri Djankov, por “të gjithë ministrat do të hanë pjesët e tyre me përmasën e plotë”.

Prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm janë sektori social, arsimi, shëndetësia, ekologjia dhe infrastruktura rrugore. Mbi 15% të Produktit të Brendshëm Bruto do të harxhohen për projekte sociale, afro 4% - në fushën e arsimit dhe 6% për ndërtimin e objekteve infrastrukturore. Në buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet 0,7% deficit, i cili është lidhur me kuotat e Bullgarisë në BE. Gjatë vitit tjetër nuk do të ketë një bufer nga 10% shpenzime të bllokuara dhe çdo ministri do të disponojë me përmasën e plotë të mjeteve të lëshuara. Pritet një ulje ekonomike me 2%, por njëkohësisht një rritje e investimeve të huaja. Ministri Djankov prognozoi se po të stabilizohet ekonomia pas 15 qershorit të vitit të ardhshëm, atëherë edhe shpenzimet mund të shtohen.

Pse qeveria e ka ambicien të arrijë një buxhet të balancuar në kushtet e krizës ekonomike?


“Sepse në Bullgari vepron një bord valutor dhe në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kemi një buxhet të balancuar ose një tepricë – komentoi Simeon Djankov. – Po të ketë deficit, dhe veçanërisht në kohën e një krize të paparashikueshme, mund të arrihet në recesion. Në Estoni ulja e PBB-së është 20%, në Lituani dhe Letoni – rreth 15%. Prognoza për deficitin në fqinjën tonë, Rumaninë, është minus 8,9%. Në kohën e krizës deficiti nuk mund të parashikohet me siguri. Ose ke një deficit dhe ai bëhet i madh gjatë krizës, ose ke një projektbuxhet të saldos së balancuar. Pikërisht këtë e kemi ne.”

Tatimet direkte nuk do të rriten, në dallim me fqinjët tanë. Çfarë masa të tjera antikrizë parashikon qeveria për të stimuluar ekonominë bullgare?


“Vetë buxheti i balancuar është një stimul për ekonominë – saktësoi ministri i financave. – Sepse resursi financiar nga brenda dhe nga jashtë bëhet më i lirë, pasi analizatorët menjëherë konstatojnë se Bullgaria ka një politikë fiskale stabile. Gjatë muajit të fundit për shembull interesat filluan të ulen dhe kreditë për biznesin u gjallëruan. Po të mos kemi një politikë fiskale stabile, do të ndodhë atë që ndodhi në Estoni, Lituani dhe Letoni dhe që fillon të shfaqet dhe në Rumani. Përveç kësaj ne pakësojmë sigurimet, që është një stimul suplementar për ekonominë. Bëjmë shkurtime dhe në administratë – si për të kursyer mjete, ashtu edhe për të lehtësuar procedurat burokratike për biznesin.”

Ministri i financave tha se po bën “një buxhet të sinqertë”, me të cilin njerëzit do të dinë se çfarë i pret dhe po të ketë ndryshime, ato do të jenë në dobi të të ardhurave. Kryeministri Bojko Borisov e mbështeti buxhetin 2010 me fjalët: “Përpiqemi t’i tregojmë shoqërisë bullgare se paratë janë pak dhe njëkohësisht t’u demonstrojmë institucioneve evropiane se mund të bëjmë një buxhet të balancuar dhe të nxjerrim Bullgarinë nga kriza.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD