Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesmenët - optimistë janë vetëm 7%

Foto: Millka Dimitrova
Pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE më 1 janar të vitit 2007 biznesmenët bullgarë ishin optimistët më të mëdhenj për sa i përket kushteve për zhvillimin e biznesit. Por sot situata është krejt e ndryshuar. Shkaku i kësaj, nga njëra anë është kriza globale financiare dhe ekonomike, por nga ana tjetër ekzistojnë akoma shumë pengesa të tjera para biznesit, siç janë për shembull vështirësitë që hasen në gjetjen e tregjeve të reja ose mungesa e krahut të kualifikuar të punës. Aktualisht tendencat optimiste janë zëvendësuar me pritje reale.

Gjatë këtij viti biznesmenët optimistë janë afro 7%, deri sa vetëm përpara një viti ata kanë qenë 37%. Kjo rezulton nga një sondazhi i Qendrës kombëtare të studimit të opinionit publik, zhvilluar gjatë vjeshtës, në kohën e Panairit teknik ndërkombëtar të Plovdivit. Për afro 40% prej të anketuarve problemi i madh është mungesa e tregjeve për realizimin e prodhimeve të tyre.

Një anketë tjetër e Dhomës industrialo-tregtare bullgare, zhvilluar në fillim të shtatorit me 4 mijë firma dhe 83 organizata profesionale të degëve tregon, se 94% prej firmave që parashikojnë ti ruajnë të pandryshuara të ardhurat nga shitjet edhe në vitin 2010, parashikojnë të ruajnë edhe vendet e punës, kurse firmat që parashikojnë ulje të prodhimit dhe të ardhurave nga shitjet, në 70% prej rasteve, do të pakësojnë dhe vendet e punës.

Sipas kryetarit të Dhomës industrialo-tregtare bullgare Cvetan Simeonov, firmat bullgare janë goditur rëndë nga kriza globale dhe në ekonominë vihet re një rënie reale: “Biznesi në Bullgari është prekur seriozisht – është kategorik ai. – Sondazhet që i bëjmë tregojnë se gjërat janë ndryshuar mjaftë brenda kësaj periudhe të shkurtër. Nga sondazhet e mëparshme, të bëra në periudhën 2007 deri në mesin e vitit 2008 afro 50% prej firmave kishin pozita të qëndrueshme në treg dhe nuk parashikonin as rënie, as rritje, Kjo kategori firmash ka ruajtur pozicionin e vet edhe në kushtet e reja. Në sondazhin e vitit 2008 vetëm 5-6% prej biznesmenëve ishin pesimistë dhe prisnin rënie të xhiros, kurse sot tendenca është krejt e ndryshuar. Optimistët ndër biznesmenët sot janë vetëm 5-7%, deri sa 47% janë pesimistë dhe presin rënie të shitjeve dhe kanë në plan të lirojnë nga puna një pjesë prej punëtorëve të tyre.”

Nga sondazhet e sivjetshme që i kemi bërë rezulton, se duke pasur parasysh vitin e ardhshëm optimizmi te një pjesë e biznesit po rikthehet. Dhe prandaj rezultatet për Bullgari nuk do të jenë aq të këqija – është i mendimit Cvetan Simeonov.

“Kujdesi për konkurrueshmërinë e prodhimit të tyre është mënyra kryesore për firmat qe të mbijetojnë në kushtet e krizës - thotë zoti Simeonov. – Duhet të mësojmë biznesmenin bullgar të përpiqet me çdo kusht të ruajë biznesin që praktikon. Në ekonominë e tregut ka dhe një parim tjetër themelor – pas si fitimet po ulen dhe pasi perspektiva për të ardhmen e afërt nuk është e mirë , menjëherë të ndërpritet puna dhe të mos grumbullohen borxhe të mëdha të firmës ndaj partnerëve dhe punëtorëve. Kështu nuk do të rriten borxhet ndërmjet firmave. Përpjekjet e Dhomës industrialo-tregtare bullgare janë drejtuar te dhënie ndihmë firmave për vendosjen e tyre në tregje të reja ku ka prodhime të teknologjive të larta. Këto janë tregjet aziatike.” – thotë kryetari i Dhomës industrialo-tregtare bullgare Cvetan Simeonov.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD