Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontratat martesore janë të reglamentuara edhe në Bullgari

Kodi i ri i Familjes, i cili është në fuqi nga data 1 tetor i vitit 2009 parashikon ndryshime radikale në fushën e marrëdhënieve pronësore bashkëshortore dhe reglamenton kontratat martesore. Ndryshimet kanë të bëjnë me normat e së drejtës familjare lidhura me martesën dhe me divorcin, adoptimin, marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, kujdesin për fëmijët e kështu me radhë. Korrigjimet rrënjësore në marrëdhëniet pronësore midis bashkëshortëve, janë të panjohura në drejtësinë e deritanishme familjare bullgare.

Deri tashti u bënë disa prova për korrigjim të Kodit të Familjes dhe për miratimin e këtyre ndryshimeve nga Parlamenti. Mirëpo, kjo u bë realitet në ditën e fundit të punës të Legjislaturës së 40-të të Kuvendit Popullor. Që nga viti 1968 deri në hyrjen e ligjit në fuqi më 1 tetor të vitit 2009, marrëdhëniet pronësore midis bashkëshortëve rregulloheshin me të ashtuquajturin regjim të ndarjes së pronës. Thënë me fjalë të tjera, secili nga bashkëshortët ishte pronar i asaj, që kishte fituar vet gjatë martesës, ndërsa mbi pronën e përbashkët, të dy bashkëshortët kishin të ashtuquajturën bashkëpronësi civile. Tani me kontratat martesore, që lidhen para ose pas martesës, problemet pronësore zgjidhen plotësisht. Kontratat e martesës janë praktikë në shumicën e vendeve të zhvilluara. Sipas të dhënave jozyrtare tashmë më se 30 çifte në Bullgari, kryesisht nga rrethet më të pasura, lidhën kontratat e martesës.

Pedagogu i drejtësisë familjare dhe trashëguese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes Krasimir Dimitrov tregon çfarë mund të përfshijë një kontratë martesore:

“Me një kontratë mund të rregullohen disa probleme. Në radhë të parë të drejtat mbi pronën e bashkëshortëve, që ata kishin para martesës, në se kontrata lidhet para martesës. Në kontratë mund të reglamentohet, se secili ruan pronën e vet. Krahas kësaj me kontratën martesore secili mund t’ia transferojë një pjesë ideale nga prona e vet bashkëshortit ose bashkëshortes. Për shembull të dhurojë një e treta e apartamentit që pronëson. Në të njëjtën kohë me kontratën martesore rregullohen të drejtat e palëve mbi pronën e fituar gjatë martesës. Nuk mund të ketë një kontratë universale martesore. Marrëveshjet midis bashkëshortëve mund të jenë të llojllojshme. Mund të kontraktohet se sende të caktuara do të jenë të përbashkëta, ose të tjerë do të jenë pronë vetëm të njërit prej bashkëshortëve. Përmbajtja e kontratës është sipas dëshirës së bashkëshortëve, mjafton vetëm që klauzolat të mos jenë në kundërshtim me kufizimet dhe nenet ligjore. Në kontratën martesore mund të vendoset si bashkëshortët do të shfrytëzojnë sendet dhe të drejtat, duke përfshirë edhe banesën familjare dhe mirëmbajtjen e saj. Një pjesë e rëndësishme e kontratës është që bashkëshortët të kontraktojnë pjesëmarrjen në shpenzimet e përditshme familjare.”

Me kontratën martesore është mirë të rregullohen edhe problemet e lidhura me mbajtjen gjatë martesës ose pas divorcit të njërit prej bashkëshortëve ose të fëmijëve nga martesa. Pasi kontrata lidhet midis bashkëshortëve, klauzolat nuk duhet të kenë lidhje me persona të treta, ndërsa fëmijët shfaqen si persona të treta. Mirëpo Kodi bullgar i Familjes lejon, që bashkëshortët të arrijnë marrëveshje, për shembull për ndarjen e mjeteve për mbajtjen e fëmijëve e kështu me radhë.

Çfarë nuk mund të përfshijë një kontratë martesore, e pyetëm zotin Dimitrov:

“Në radhë të parë, në të nuk mund të kontraktohen marrëdhëniet personale midis bashkëshortëve. Kjo nuk është e lejueshme nga pikëpamja e drejtësisë familjare bullgare. Mirëpo, në disa shtete angloamerikane lejohet ngandonjëherë edhe arritja e kontratave për marrëdhëniet personale, pra kontrata që nuk kanë të bëjnë me pronën. Për shembull, kush do të kujdeset për fëmijët. Në to caktohen edhe detyrat bashkëshortore etj. Gjëra të tilla në kontratat martesore lidhura sipas legjislacionit bullgar nuk mund të përfshihen. Ato kontrata rregullojnë vetëm marrëdhëniet pronësore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD