Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mezi 9 për qind nga ekspertët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë janë gati të punojnë në zona të konfliktit

Sipas ministrit bullgar të mbrojtjes Nikollaj Mlladenov në shekullin e XXI-të nuk është e domosdoshme, që rreziku të jetë pranë kufijve të ndonjë shtetit, që të jetë ai i kanosur.
Foto: BGNES
10 vjet pasi filloi të aplikohet politika evropiane e sigurisë dhe mbrojtjes, mundësia për realizimin e operacioneve civile të BE-së, në vend të operacioneve ushtarake, akoma është në etapën fillestare të zhvillimit. Sipas raportit të Këshillit Evropian të Politikës së Jashtme, sigurimi i personave civile për misionet stabilizuese është problem për të gjitha vendet anëtare të bashkimit. Bullgaria është në grupin e shteteve më pak të përgatitura. Mezi 9 për qind nga ekspertët e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë gati të punojnë në zona të konflikteve. Raporti u prezantua në një diskutim organizuar në Sofje nga Zyra Evropiane e Këshillit Evropian të Politikës së Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.

Sipas shkallës së përgatitjes së vet për pjesëmarrje në misione civile, vendet e BE-së ndahen në 4 kategori. Në grupin e më të përgatiturve hyjnë Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka, Holanda, Finlanda dhe Suedia. Në kategorinë e shteteve me perspektivë janë Austria, Belgjika, Irlanda, Italia, Franca dhe Rumania. Në grupin e shteteve, që nuk janë të bindur në dobinë e dërgimit të personave civile në misionet përtej kufijve hyjnë Spanja, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Çekia. Bullgaria është në kategorinë e katërt të shteteve të paanshme. Në të janë edhe Greqia, Estonia, Qiproja, Lituania, Letonia, Luksemburgu dhe Malta. Sipas ministrit bullgar të mbrojtjes Nikollaj Mlladenov, shkaku për mungesën e interesit për pjesëmarrje në misione civile arsyetohet me shkaqe historike. Mbrojtja dhe siguria bullgare, për shembull, gjithnjë shqyrtohen përmes prizmit të zhvillimeve në Ballkan. Mirëpo, sipas tij, në shekullin e XXI-të nuk është e domosdoshme, që rreziku të jetë pranë kufijve të ndonjë shtetit, që të jetë ai i kanosur. Me gjithë edhe larg disa rreziqe mund të përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejt për ndonjë vendi. Kështu që qëndrimi ndaj sigurisë duhet të ndryshohet. Lidhur me buxhetin e kufizuar për vitin 2010, ministri Mlladenov tha:

“Është e vërtetë, se para për misione duhet të ketë. Në buxhetin e vitit 2009 për mbrojtje parashikoheshin më shumë se sa 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Prej tyre vetëm 100 milion leva ishin për misione. Mjetet për misionet do të ruhen në përmasën e tyre të plotë. Ka disa të meta në sistem dhe ato duhet të hiqen. Ka dublime të veprimtarive, gjë që mund të optimizohet. Kështu do të sigurohen mjaftë para për misione.”

Në raportin e Këshillit Evropian të Politikës së Jashtme theksohet, se rrjetet ndërkombëtare kriminele e konsiderojnë Ballkanin një rajon të mundësive të mëdha, një terren të favorshëm për veprimtarinë e tyre. Lidhur me këtë Daniell Korski, bashkautor i raportit thekson:

“Raporti i fundit i Evropolit tregon, se në Ballkan, akoma nuk ka kapacitetin e domosdoshëm për luftë kundër krimit të organizuar, gjë që është shqetësuese. BE-ja tashmë realizon shumë programe dhe ka misione në Maqedoni, Bosnjë, Shqipëri. Mirëpo, rezultati nuk është shpresëdhënës. Mezi organet në ato vendi janë në gjendje të luftojnë me krimin e organizuat sipas rregullave demokratike. Ndërsa ky është një problem serioz për sigurinë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozië në Sofje tregon talentin e nxënësve nga shkollat moldave

Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..

botuar më 25-11-11 7.00.PD

"Ariu në kontekstin e ekoturizmit" është tema e një takimi në Smoljan

Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..

botuar më 25-11-11 4.05.PD

Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë Bullgare

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..

botuar më 25-11-10 6.21.MD