Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e pllakateve polake dhe bullgare në Teatrin kombëtar “Ivan Vazov”

Pllakati i shfaqjes “Koloneli Zog” të Hristo Bojçevit
Foto: Veneta Pavllova
Në fund të nëntorit në Teatrin kombëtar “Ivan Vazov” u paraqit një ekspozitë e pllakateve polake dhe bullgare. Organizatorë të saj ishin Instituti polak në Sofje dhe Trinaleja ndërkombëtare e pllakatit skenik. Më shumë hollësi mësojmë nga një prej themeluesve të këtij aktiviteti Albena Spasova:

“Bëhet fjalë si për autorë, që kanë lindur në fillimin e viteve të 30-të, ashtu edhe për ata, të cilët kanë mbaruar studimet gjatë këtij viti ose gjatë vitit të mëparshëm. Kështu që ka shumë artistë të brezave të ndryshëm. Është interesante, se ne përpiqemi të krahasojmë arritjet më të mira të pllakatit bullgar me shkollën polake të pllakatit. Sepse siç dihet pllakati polak është ndër fenomenet më të spikatura në kulturën vizuale të shekullit të XX-të. Deri më sot ndër figurat më të njohur në fushën e pllakateve janë polakët. Për këtë arsye dhe për arsye të komunikimit të mirë, që gjithmonë ka ekzistuar midis artistëve bullgarë dhe atyre polakë, ishte organizuar kjo ekspozitë.”

© Foto: Veneta Pavllova

Pllakate të autorëve polakë

Hapja e ekspozitës ishte shoqëruar me premierën e librit “Pllakati polak dhe skena”, e cila përfshin 202 vepra. 138 prej tyre ishin zgjedhur nga autori i saj Kshishtof Dido prej koleksionit të tij të madh. 64 të tjerat janë nga pjesëmarrës polak në edicionet e ndryshme të Trienales ndërkombëtare të pllakatit skenik në Bullgari. Kush është Dido?

“Ai thotë për vetveten, se ka arritur ta kthejë hobinë e vet në profesion, por është fakt, se ai është koleksionisti më i madh privat i pllakateve në botë – vazhdon Albena Spasova. – Në qendrën historike Krakov ndodhet galeria e tij e vogël, por shumë e bukur dhe elegante. Ai jo vetëm grumbullon dhe studion këtë art, prej disa viteve producon shtypjen e pllakateve. Ndërsa gjatë 5-6 vjetëve të fundit është autor i disa studimeve të mëdha me karakter enciklopedik për pllakatin polak. Kemi bërë disa ekspozita të përbashkëta, ai ka qenë në Sofje dhe ne kemi qenë në Krakov. Kështu lindi ideja me një album, të shoqëruar nga teksti analitik, të paraqitet shkolla polake e pllakatit në tërësinë e saj. Për botimin e tij ka ndihmuar Instituti kulturor i Polonisë në Bullgari, i cili sivjet mbush 60 vjet.”

© Foto: Veneta Pavllova

Pllakate të autorëve bullgarë

Në Bullgari gjithashtu ka një koleksion të pasur të pllakateve, por ende nuk ka muze për të.

“Në saj të faktit, se nga viti 1995 në Sofje zhvillohet Trienaleja ndërkombëtare e pllakatit skenik dhe se në çdo 3 vjet qyteti bëhet kryeqytet botëror i këtij arti, me kalimin e hokës u grumbullua një koleksion interesant dhe i pasur i pllakateve më të bukura në botë, të gjitha ato të fokusuar mbi artet e ndryshme skenike. Tanimë ajo numëron mbi 4 mijë eksponate. Ne tani përpiqemi të provojmë të grumbullojmë një koleksion me pllakate të autorëve, të cilët, fatkeqësisht, nuk janë të gjallë, por janë emra të mëdhenj në art. E bëjmë të gjithë këtë me idenë, se do të ishte mirë që edhe Bullgaria të ketë një muze të pllakatit.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD