Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Konferencën për ndryshimet klimatike në Kopenhagë

Nga data 7 deri më 18 dhjetor Kopenhaga është mikpritëse e Konferencës ndërkombëtare mbi çështjet e klimës, organizuar nën egjidën e OKB. Pritet të miratohet një marrëveshje e cila të zëvendësojë Protokollin nga Kioto afati i të cilit skadon në vitin 2012. Bisedimet do të jenë të vështira, sepse çështjet janë të ndërlikuara dhe duhet të diskutohen në sfondin e kontradiktave midis shteteve të pasura dhe të varfra në kushtet e krizës ekonomike.

Çfarë mund të pritet nga pjesëmarrja bullgare?

Sipas raportit të ekspertëve të Qendrës së bashkuar studimore pranë Komisionit Evropian, bashkë me Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë, me siguri Bullgaria do të jetë ndër vendet e BE, të cilat do të pësojnë dëmet më të rënda financiare nga ndryshimet në klimë. Kjo dikton që Sofja të jetë një palë aktive në debatet.

Bullgaria është anëtare e BE dhe duhet të marrë në konsideratë pozitën e tij të përbashkët. Kjo pozitë ishte koordinuar në takimin e Këshillit të BE gjatë nëntorit dhe thotë, se për luftën kundër ndryshimeve klimatike nevojiten 100 mlrd euro për vit deri në vitin 2020 dhe secili shtet duhet të paguajë “pjesën e tij të drejtë”. Pyetja e madhe është çfarë do të thotë “pjesë të drejtë” dhe kush dhe kur duhet të paguajë. Në BE ishte arritur kompromisi që financimi i secilit vend anëtar të përcaktohet në bazë të Produktit të Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë, gjendjes financiare të shtetit dhe nivelit real të emisioneve. Sipas kryeministrit Bojko Borisov ky kompromis do t’i kursejë Bullgarisë 40-50 milionë eurosh për vit dhe jep garanci, se ajo nuk do të bëhet donatore e vendeve të mëdha si India, Kina, Brazili dhe Rusia.

Me gjithë se është anëtare e BE Bullgaria nuk është shtet i pasur dhe pasi bëhet fjalë për masa shumë të shtrenjta ajo nuk do të jetë dakord të përkrahë qëllime radikale pa angazhimin përkatës nga shtetet më të zhvilluara. Ditë para konferencës qeveria në Sofje shpalli, se do të këmbëngulë për një angazhim të pakësimit të emisioneve së paku me 25 % kundrejt niveleve të tyre të vitit 1990. Përllogaritja e pakësimit kundrejt vitit 1990 është për Bullgarinë me rëndësi të madhe, sepse gjatë 20 vjetëve të fundit ajo mbylli me çmimin e shumë humbjeve një sërë uzinash, të cilat helmonin mjedisin dhe tani, kur duhet të sigurojë para për pakësimin e emisioneve të dëmshme, kjo duhet të merret në konsideratë.

Pozita e shpallur nga qeveria bullgare është, se gjatë bisedimeve BE duhet të përqendrohet mbi qëllimet afatshkurtra për pakësimin e emisioneve dhe të mos angazhohet me qëllime afatmesme, deri në vitin 2030. Nëse BE do të angazhohet me një objektiv afatgjatë, deri në vitin 2050 p.sh., sipas modelit të Britanisë së Madhe, e cila shpalli, se do të synojnë të pakësojë emisionet me 80 % deri në mesin e shekullit, atëherë Bullgaria do të jetë ndër vendet që do të këmbëngulin edhe shtetet e tjera të marrin përsipër angazhime të tilla.

Në lidhje me prognozat, se Konferenca ndërkombëtare në Kopenhagë mbi çështjet e klimës mund edhe të dështojë, në prag të forumit ministrja bullgare e mjedisit Nona Karaxhova komentoi, se ajo nuk pret një gjë të tillë. Ministrja shënoi, se mosarritja e objektivave maksimale nuk do të thotë dështim,me gjithë se ajo vetë nuk beson se do të arrihen të gjitha synimet e parashikuara.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD